Ja si do justifikohet mungesa e Samantës në “Sex and the City”

Mediale Vip

Ja si do justifikohet mungesa e Samantës në “Sex and the City”

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 06:24
Samantha Jones

“Sex and the City” po rikthehet, por pa Samantha Jones.

Ky lajm i ka mërzitur fansat e serialit edhe pse vendimi ka qenë i vetë aktores. Shefi i marketingut Casey Bloys tha se seriali nuk do të jetë një riprodhim, por do të tregojë jetën e grave në të 50-at.

Ai e justifikoi mungesën e Samantha Jones me faktin se në këtë moshë nuk mund të kesh të gjithë miqtë që kishe në të 30-at.

“Seriali do të paraqesë jetën e grave në të 50-at dhe situatat me të cilat ato përballen në këtë moshë. Disa miqësi mbarojnë e të tjera fillojnë. Disa njerëz vijnë në jetën tënde dhe të tjerë largohen. Miqtë që kishe kur ishe 30 vjeç, mund të mos i kesh kur të jesh 50”-tha Bloys.

Në serialin e ri do të luajnë Sarah Jessica Parker në rolin e Carrie Bradshaw, Cynthia Nixon në rolin e Miranda Hobbs dhe Kristin Davis në rolin e Charlotte York.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat