“Të kisha djalin gay do e vrisja”, revoltohet Aulona Musta: Këta janë të frustruar

Mediale Vip

“Të kisha djalin gay do e vrisja”, revoltohet Aulona Musta: Këta janë të frustruar

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 16:58
Aulona Musta

Aulona Musta, gazetarja e njohur e medias shqiptare është rikthyer në RTV Ora, këtë herë si e ftuar përballë gazetarit Ronaldo Sharka.

E pyetur se çfarë mendon për komunitëtin LGBTI, ajo u shpreh: “Unë mendoj që nuk duhet të mendojme më. Është si të thuash se çfarë mendon për një heteroseksual? Nuk di se si të përgjigjëm.

LGBTI janë njerëz si të gjithë ne, nuk i bën asgjë të veçantë nga ne. Njerëzit janë të lirë të jetojnë seksualitetin e tyre si t’i dojë qejfi sepse askujt nuk i prish punë”- u shpreh ajo.

Sharka shtoi se ka njerëz që thonë se “keta duhen vrarë, te ishte fëmija im do e vrisja”, koment të cilit Aulona e revoltuar tha: “Për t’u tmerruar janë pikërisht këta njerëz qe nxjerrim këto fjalë nga goja. Këta vetë janë të frustruar të shkretët, se si mund të duash të vrasësh një njeri…. është e tmerrshme. Di shumë raste adoleshtentës qe dhunohen nga familja e shoqëria, është e tmerrshme të detyrosh njerëzit që të bëjnë atë që nuk janë”– u shpreh ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat