Meghan Trainor dhe Daryl Sabara presin në jetë fëmijën e tyre të parë

Mediale Vip

Meghan Trainor dhe Daryl Sabara presin në jetë fëmijën e tyre të parë

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 19:13
Meghan Trainor dhe Daryl Sabara

Këngëtarja e njohur, Meghan Trainor, është bërë nënë për herë të parë.

27-vjeçarja së bashku me bashkëshortin, Daryl Sabara, tashmë kanë pritur fëmijën e tyre në jetë.

Këtë e kanë bërë të ditur gjatë ditës së sotme (e diel), derisa vogëlushi kishte lindur ditë më parë.

Duke ndarë disa imazhe në rrjete sociale, Meghan u shpreh se kjo ishte dhurata më e mirë për Ditën e të Dashuruarve.

“Jemi shumë të dashuruar, faleminderit Daryl për dhuratën më të mirë në jetë”, ka shkruar ajo.

Në fotografi ajo shihet të jetë e shtrirë në spital, teksa në krah mban djalin, që quhet Riley. 

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat