James Arthur ka nënshkruar marrëveshje me “Columbia Records”

Mediale Vip

James Arthur ka nënshkruar marrëveshje me “Columbia Records”

Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 16:08
James Arthur

Fituesi i dikurshëm i talent shout “X Factor”, James Arthur, i cili në fillimet e karrierës së tij kishte nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me studion incizuese të producentit të famshëm Simon Cowell, “Syco Music”, pjesë e së cilës ishin edhe grupet “Little Mix” dhe “One Direction”, tani ka nënshkruar kontratë të re me studion incizuese “Columbia Records”.

Sipas marrëveshjes së re të yllit të hitit “Lasting Lover” me kompaninë prestigjioze të muzikës, ai do t’a lansojë albumin e tij të katërt të incizuar në studio, kah fundi i këtij viti.

Dhe këngëtari ka deklaruar se është tejet i entuziazmuar për ta filluar këtë kapitull të ri në karrierën e tij.

Për gazetën “The Sun”, kantautori 32-vjeçar Arthur citohet të ketë thënë: “E konsideroj një nderë të veçantë që kam nënshkruar kontratë me një studio incizuese kaq prestigjioze. ‘Columbia Records’ ndër vite ka bashkëpunuar me artist dhe muzikant ikonik, shumica prej së cilëve më kanë inspiruar gjatë karrierës sime. Prandaj fakti se emri im po i shtohet listës së bashkëpunëtorëve të kësaj kompanie, krahas legjendave të shumtë të muzikës, e vërteton sa larg kam arritur si artist dhe këtë e konsideroj një kompliment të madh. Jam falënderuar ndaj udhëheqësve të ‘Columbia Records’ që duan të punojnë me mua, dhe jam shumë i lumtur të filloj ta shkruaj këtë kapitull të ri të karrierës me ta. Parandiejë se do të jenë një rrugëtim i mahnitshëm”.

Ndërkohë, James përveç se ka qenë mjaft i angazhuar në realizimin e albumit të radhës, që vjen pas atij të vitit 2019, “You”, së fundmi e ka pranuar se dëshiron ta fillojë një karrierë si aktor filmash, për çka edhe ka filluar të trajnohet.

Ylli i hitit “Impossible” në një moment kishte planifikuar të largohet nga muzika, për t’u fokusuar në karrierën artistike në Hollywood. Ai madje i është nënshtruar procedurave për mënjanimin e tatuazheve të shumta në trup, për t’i rritur gjasat që të fitojë role sa më të mira në projekte kinematografike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat