‘Ma ke përforcuar ndjenjën më shumë’, zbuloni më shumë nga takimi romantik i Merit dhe Saimirit

Mediale Vip

‘Ma ke përforcuar ndjenjën më shumë’, zbuloni më shumë nga takimi romantik i Merit dhe Saimirit

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 06:47
Saimiri - Meri

Meri dhe Saimiri kanë kaluar çaste shumë romantike së bashku, madje pa nguruar t’i shprehin ndjenjat njëri-tjetrit.

Kësaj here ka qenë Meri ajo që është shprehur se Saimiri i ka zgjuar një ndjenjë që nuk di ta shpjegojë me fjalë.

Nga ana tjetër, edhe princi i "Love Story' ka folur me fjalë dashurie për bukuroshen nga Elbasani, duke i thënë se ndjenjat për të sa vijnë e përforcohen.

Meri: Po nevrik je ti, si i shpreh nervat?

Saimiri: Unë jam tip shumë impulsiv, por përpiqem ta kontrolloj veten dhe mos t’i lejoj njerëzit të më acarojnë. Nuk dua të dal nga vetja.

Meri: E kthen shtëpinë përmbys?

Saimiri: Çdo gjë unë e kam në ekstrem. Çdo gjë ose e bëj shumë mirë ose fare. Kur më pëlqen një gjë e marr, nuk pyes.

Meri: Ashtu ë!? Përgjatë këtyre tre muajve kam mësuar shumë gjëra. Kemi shumë gjëra për të mësuar nga njëri-tjetri dhe që t’i bëjmë të plota ato, duhet më shumë kohë.

Saimiri: Nuk na ka mbetur shumë kohë. Mendoj që ne duhet të bëjmë maksimumin me këtë kohë që na ka mbetur për të fituar njëri-tjetrin.

Meri: Një ditë shumë e bukur kjo sot, kjo pamja këtu me ty… do të doja të udhëtoja në të gjithë botën me ty.

Saimiri: Edhe në Afganistan po të shkonim bashkë, do kënaqeshe.

Meri: Tani nuk e di nëse të kam në zemër apo jo, është pak e vështirë. Kudo që kemi shkuar kemi pasur momente të veçanta, të bukura.

Saimiri: Me fjalë është e vështirë të përshkruash këtë ndjenjë që kam pasur sot.

Meri: Ç’më bëre ti kështu mua! Nuk e mendoja kurrë veten kështu, si erdha dhe tani. Jam e lumtur me ty. Erdha si modele dhe më ke zgjuar një ndjenjë që… nuk e di. Jam e humbur.

Saimiri: Edhe unë erdha në fakt të gjej dashurinë e jetës këtu, por në fillim kisha ato mendimet e mia. A do realizohej, a do ishte një vajzë këtu brenda që unë do krijoja ndjenja për të, sepse nuk është edhe aq kollaj.

Çdo herë që kam dalë me ty, kam ndjerë që ndjenjat shtohen dhe sot më ke thënë disa fjalë shumë të bukura që ma ke përforcuar këtë ndjenjë akoma më shumë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat