Saimiri i “Love Story” paska kërkuar prej vitesh nuse në ekran!

Mediale Vip

Saimiri i “Love Story” paska kërkuar prej vitesh nuse në ekran!

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 21:01
Saimir Kasemi

Saimir Kasemi është “Princi modern” i “Love Story, programit të famshëm dating në “Tv Klan”.

Për muajsh ai ka realizuar në ekran takime me vajzat konkurrente, rrethi i të cilave u ngushtua aq shumë sa tashmë kanë mbetur vetëm dy.

Njëra prej të dyjave, Meri ose Genarda, do të jetë zgjedhja përfundimtare e Saimirit, me të cilën ai do të vazhdojë lidhjen e tij jashtë emisionit dhe pse jo, të marrë hapa edhe më të mëdhenj në marrëdhënien e tyre.

Mirëpo, e dini që kjo nuk është hera e parë që Saimiri kërkon nuse në ekran?

“Princi modern” është jo pak i njohur për publikun gjerman.

33-vjeçari ka marre pjesë në formatin gjerman “Next Please” në televizionin RTL II. Në këtë emision, Saimiri ishte në garë me disa djem të tjerë për një vajzë. Pra siç janë sot vajzat në garë për të.

Ai s’mundi të ishte i përzgjedhuri i vajzës, ndaj pas 6 vitesh ka realizuar të njëjtën garë, kësaj here në vendin e tij.

Më poshtë mund të shihni dhe pamje të Saimirit gjatë emisionit në Gjermani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat