Sherri i Sindit me Julin u bë viral, edhe Shqipja ka diçka për të thënë: Më vjen keq për të...

Mediale Vip

Sherri i Sindit me Julin u bë viral, edhe Shqipja ka diçka për të thënë: Më vjen keq për të...

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 17:03
Shqipja

Ka disa muaj që është larguar nga “Për’puthen”, por fansat herë pas here e ngacmojnë në lidhje me zhvillimet e fundit. E kështu ka ndodhur edhe në lidhje me sherrin e krijuar puntatën e së hënës mes Sindit dhe Julit.

Ndjekësit e kanë pyetur se çfarë mendon për këtë situatë dhe ish-konkurrenjta e “Përputhen”, Shqipja shprehet se i vjen shumë për Julin dhe u bëri thirrje konkurrentëve ta afrojnë.

"Duke qenë se shumë prej jush po më pyesin se çfarë mendimi kam për Julianin. E para më vjen jashtëzakonisht shumë keq sepse ai mezi integrohet në shoqëri dhe e dyta konkurrentët duhet ta afrojnë me se s'bën. Në jetë duhet t'i japim mundësi kujtdo që ta shfaqi veten për atë që është dhe mos shikoni vetëm aparencën", u shpreh Shqipja në një video të publikuar në “Instastory”.

Gjithashtu ish-konkurrentja shtoi se nuk po mban anën e asnjërit.

"Njerëz ju lutem mos u keqkuptoni, nuk fola mirë për Julianin dhe shava Sindin. Nuk jam me asnjë nga të dy. Thjesht shpreha një mendim për Julianin", tha Shqipja.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat