Rihanna e zhveshur vendos gjerdanin e fesë hindu “Ganesha”, merr kritika të ashpra

Mediale Vip

Rihanna e zhveshur vendos gjerdanin e fesë hindu “Ganesha”, merr kritika të ashpra

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 15:10
Rihanna

Ndjekësit e kanë kritikuar yllin e muzikës pop dhe stilisten për pozimin e zhveshur me një gjerdan të perëndisë hindu “Ganesha”.

32 vjeçarja, mori komente të shumta me kritika ku u shfaq topless e veshur vetëm me bizhuteri dhe boksierë ndërsa bënte fotografinë për kamera.

Në fotografinë e saj, Rihanna pozoi me një palë vathë të ngjashëm dhe varësen e fesë hindu, “Ganesha”.

Image

Figura e perëndisë me kokë elefanti njihet si “Zoti i Fillimeve dhe Heqësi i Pengesave, duke paraqitur fat dhe sukses”.

Ndjekësit i bën tag Rihannës  dhe e akuzuan atë për mosrespektim të fesë së tyre.

Një fans shkruajti: “Mosrespektimi i fundit i Rihanna ndaj Hinduizmit (Ganesha), kjo nuk është hera e parë që ajo ofendon një fe. Është e qartë, një copë plehrash duke përdorur ndjenjat për famë”.

Tjetri komentoi: “Më vjen keq @rihanna por kjo është e gabuar në shumë nivele. Kjo është statuja e një idhulli që adhurohet nga shumë njerëz, shumë besime janë të lidhura me të. Ky është mosrespektim i plotë i besimit dhe fesë sonë. Unë nuk jam kundër veshjes së varësit Ganesha, por pozimi nudo me të?… Jo zonjë!”.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat