Xhesi rrëfehet për rrugëtimin në ‘Love Story’, mesazhi i mamit pas eliminimit

Mediale Vip

Xhesi rrëfehet për rrugëtimin në ‘Love Story’, mesazhi i mamit pas eliminimit

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 19:44
Xhesi

Xhesi Peraj ishte konkurrentja e cila u eliminua në natën e 14-të të spektaklit Love Story.

Fill pas përfundimit të natës gjysmëfinale, bukuroshja nga Shkodra ka folur për emocionet dhe ndjesitë e saj në programin “Daily Love Story”.

Më tej, Xhesi ka treguar se çfarë i kanë thënë prindërit pasi nuk mori trëndafil.

Si ndihesh?

Pashë të treja takimet dhe kur i afrohesh fundit disa gjëra fillojnë dhe bëhen më të qarta. Me dy vajzat e tjera kishte më shumë ndjesi dhe ky është qëllimi i Love Story-t, ndjesitë.

Ndihem sikur kam një lloj boshllëku që nuk do jem më këtu, nuk do bëj këto intervistat…

Kë mendon se do të zgjedhë Saimiri?

Nuk di ta them, mendoj se të dyja vajzat i pëlqen për arsye të ndryshme, sepse janë karaktere të ndryshme. Unë e kam një mendim timin, por nuk dua ta jap. Nuk kam pse jap një emër, të dyja vajzat janë fantastike.

Mendon se do të jetë një lidhje afatgjatë kjo që do të zgjedhë Saimiri?

Pse jo, unë shoh baza të mira edhe tek Saimiri, edhe tek vajzat që kanë mbetur.

Si e pritën prindërit e tu?

Tani po shikoja mesazhet e mamit dhe po më thotë “tani qetësohu, pusho”, sepse e ka pasur edhe ajo pak atë pjesën e stresit që po përjetoja unë.

Do të të mungojë Love Story?

Do më mungojë pafund, komplet rutina. Kjo eksperiencë që pata këtu ishte si një shkollë më vete, do më mungojë çdo gjë.

Çfarë mori Xhesi nga Love Story?

U forcova si njeri, jam përballur me të gjitha llojet e komenteve, njerëzve, jam më e lirë para kamerave, para publikut. Fitova shoqëri të bukura, njoha dhe njerëz që i kisha parë vetëm në televizor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat