Mihrije Braha zbulon se shqiptari i njohur i ofroi 1 milion dollarë për një natë

Mediale Vip

Mihrije Braha zbulon se shqiptari i njohur i ofroi 1 milion dollarë për një natë

Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 11:09
Mihrije Braha

Mihrije Braha dhe Naim Abazi, janë një nga çiftet më të dashura e të komentuara të showbiz-it shqiptar. Së fundmi këngëtarja e njohur ka dhënë një intervistë për emisionin “Glamour Zone”, ku ka zbuluar disa ngjarje të pathëna më parë.

Gjatë intervistës, Mihrija ka treguar se si ka refuzuar ofertën 1 milion euro për një natë. Gjithashtu ajo ka zbuluar edhe se si ka reaguar bashkëshorti i saj pasi mësoi lajmin.

Shqiptari i njohur i ofroi 1 milion euro për 1 natë në ishull.

“A të ka ngacmuar ndonjëherë, një mashkull i famshëm i showbiz-it shqiptar, pa dijeninë e Naimit?”, e pyet moderatorja.

“Ka qenë një ofertë 1 milionë dollarësh, një natë në një ishull. Është shumë i njohur, dhe është shqiptar”, tregon këngëtarja e njohur.

Dhe e dini më të bukurën? Pas asaj telefonate ku mori ofertën, Mihrije ka telefonuar menjëherë Naimin dhe i ka treguar se çfarë kishte ndodhur.

“Ai filloi të më tallte e të bënte shaka duke më thënë: ‘Më ke humbur 1 milion dollarë. Këtë ma ka përmendur 2 muaj e gjysmë”, tha ajo.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat