Kanye West beson se kandidatura e tij për president të SHBA-së i shkatërroi martesën me Kimin

Mediale Vip

Kanye West beson se kandidatura e tij për president të SHBA-së i shkatërroi martesën me Kimin

Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 14:40
Kanye West dhe Kim Kardashian

Kanye West beson se gara e tij kontraverse për president të SHBA-së në vitin 2020 ishte pika e kthesës së madhe në martesën e tij me Kim Kardashian.

Kim ka aplikuar dje për divorc nga reperi i famshëm pas shtatë vjetësh martesë nga e cila kanë katër fëmijë, shkruan People.

“Ai mendon se gara për president ishte pika që theu martesën e tij. Para këtij vendimi kishte shpresë mirëpo pas tij jo. Kjo i kushtoi me prishje të martesës”, ka thënë një burim i afërt me Kanye.

Martesa e një prej çifteve më të përfolura në botë kishte filluar të pësonte krizë verën e kaluar pasi reperi 43 vjeçar, pasi kishte prezantuar kandidaturën e tij për president të SHBA-së kishte dhënë detaje për familjen dhe martesën e tij gjatë kampanjave presidenciale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat