Zbulohet gjinia e fëmijës që po presin Arbenita dhe Fero

Mediale Vip

Zbulohet gjinia e fëmijës që po presin Arbenita dhe Fero

Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 22:32
Arbenita dhe Fero

Më në fund u konfirmua ajo që dyshohej e përflitej prej muajsh. Fero dhe Arbenita edhe kanë kurorëzuar dashurinë, edhe do të bëhen prindër së shpejti.

Dyshimet u hoqën kur në rrjet rrodhën fotot nga ceremonia që shfaqnin Arbenitën në muajt e fundit të shtatzënisë.

Por një detaj mbeti pa u kuptuar – gjinia e bebes.

Media nga burime pranë çiftit ka arritur të kuptojë se Fero dhe Arbenita do të bëhen prindër të një vajze.

Përgjatë kësaj periudhe, Arbenita kryesisht po qëndron në Kosovë ku edhe ka zhvilluar kontrollet rutinore gjatë procesit të shtatzënisë.

Ardhja në jetë e bebes është çështje javësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat