Pas lindjes së fëmijës aktorja e njohur qan para kamerave me të madhe: Lutem që të mbeteni shtatzënë

Mediale Vip

Pas lindjes së fëmijës aktorja e njohur qan para kamerave me të madhe: Lutem që të mbeteni shtatzënë

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 06:58
Berguzar Korel

Berguzar Korel, e njohur nga roli i “Shehrezades” është e martuar me Halit Ergenç, i njohur nga roli i “Sulejmanit të madhërishëm” dhe dy aktorët janë prindër të dy fëmijëve.

Berguzar gjatë shtatzënisë së dytë ka qenë aktive në rrjete sociale duke publikuar informacione dhe foto me barkun e rrumbullakosur, por një mesazh nga një zonjë bëri që ajo ta mbyllte opsionin e mesazheve.

Së fundmi Berguzar ka treguar se e mori atë vendim pasi nuk e përballonte dot presionin e mesazheve të tilla.

“Jam e sigurt që shumë njerëz pyesin veten pse e kam mbyllur opsionin e mesazheve. Arsyeja është sepse nuk dua të lejoj që njerëzit të flasin me mua në mënyrë të vrazhdë dhe nuk dua të mendojnë se më kanë prekur. Por tani dua ta ndaj me ju çfarë ndjej pa frikë. E mora shumë seriozisht një mesazh që më erdhi, u mërzita.

Mesazhi erdhi kur isha shtatzënë me beben time të dytë. Pas asaj dite lutem çdo ditë që ju të mbesni shtatzënë. Por ju lutem mos dërgoni më mesazhe djallëzore. Tani po e mbroj veten dhe psikologjinë time duke mos lejuar që këto mesazhe të më vijnë”, tha aktorja.

Image
Berguzar Korel
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat