Saimiri i thotë hapur Merit: E ke fituar betejën

Mediale Vip

Saimiri i thotë hapur Merit: E ke fituar betejën

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 06:19
Saimiri - Meri

Takim mjaft romantik dhe i mbushur me dashuri ka qenë ai i Meri dhe Saimirit në Romë.

Dyshja kanë bërë xhiro në rrugët kryesore të kryeqytetit italian, ku nuk kanë munguar puthjet e përqafimet.

Madje teksa ndodheshin me pamje nga Colosseo, Saimiri i tha Merit se ajo e ka fituar betejën deri tani.

Saimiri: Të kam sjellë këtu në Romë, uroj të të pëlqejë! Përveç se është qytet shumë i bukur, është qytet dashurie. Shpresoj ta kalojmë takimin tonë të fundit sa më bukur.

Meri: Ashtu do jetë!

Saimiri: Kjo është Fontana di Trevi. Të kam sjellë këtu që të hedhim një monedhë dhe të shprehim dëshirën tonë. Le të shpresojmë që do të na plotësohet.

Meri: Ardhja këtu ka një kuptim domethënës. Ne erdhëm sot por mbase do vijmë sërish bashkë këtu.

Saimiri: Shpresoj të na plotësohet dëshira dhe do vijmë më shumë se njëherë…

Meri: Se do bëja edhe xhiro me pajton…

Saimiri: Nuk e kishe menduar ë!

Meri: Jo!

Saimiri: Mua më pëlqen, është diçka e veçantë se me makina je gjithandej, kurse këtu në Romë është shumë e veçantë kjo.

Meri: Do rrimë fare këtu ne, mos kthehemi? Cila ishte arsyeja që zgjodhe pikërisht Romën për mua?

Saimiri: Nuk e di, mendova se do na shkonte ne të dyve shumë si qytet se edhe ti ke pak atë stilin italian.

Meri: Tani kam ankth se janë këto ditët e fundit. Pse duhet të jetë ky takimi ynë i fundit?

Saimiri: Unë dua që ne mos mendojmë fare se çfarë do të ndodhë nesër, por të jetojmë dhe të shijojmë njëherë këtë takimin tonë këtu në maksimum dhe të shohim si do shkojë historia jonë.

Meri: Përderisa arritëm deri këtu, do të thotë se unë jam e rëndësishme për ty?

Saimiri: Sigurisht që duhet ta dish ose duhet ta kesh kuptuar që ti je shumë e rëndësishme për mua sepse gjithmonë kur kemi qenë bashkë jam përpjekur për të ta treguar nga takimi në takim që më ke bërë shumë për vete.

Meri: Për sot je ti gladiatori im. Kemi tre muaj këtu dhe po ta mendosh edhe ky rrugëtim ka qenë tamam si një luftë gladiatorësh.

Saimiri: Ti në rregull je, ti e ke fituar betejën deri tani.

Meri: Unë ndihem fitimtare që kam arritur deri këtu. Kam harruar çdo gjë që ka ndodhur dhe dua të jem vetëm me ty.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat