Kim Kardashian ndjehet e zhgënyer pasi nuk mund ta shpëtonte martesën me Kanye West

Mediale Vip

Kim Kardashian ndjehet e zhgënyer pasi nuk mund ta shpëtonte martesën me Kanye West

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 11:05
Kim Kardashian dhe Kanye West

Kim Kardashian thuhet që po ndjehet e zhgënjyer, pasi nuk mund të shpëtonte martesën me Kanye West.

Ylli i Keeping Up With The Kardashian, ditë më parë bëri të ditur se ka nënshkruar letrat e divorcit nga Kanye West, shkruan Mirror.

Çifti, që ndajnë katër fëmijë së bashku, tashmë kanë marrë vendim, disa muaj pas spekulimeve që qarkulluan në rrjet.

Ani pse raportohet se ajo është e para që nënshkruajti për divorc, Kim tashmë po ndihet e zhgënjyer.

Një burim për People ka thënë: “Ani pse për muaj me radhë ka pasur aludime, është ende emocionale për Kim”. Ajo është e zhgënjyer që nuk mund ta shpëtonte martesën”.

Po ashtu flitet se ajo nuk po kalon në kohë të vështira, ndërsa është e rrethuar me miq dhe familjarët e saj.

Kur bëhet fjalë për një lidhje të re të dashurisë, Kim sipas burimeve nuk është në gjendje që ta mendojë atë pjesë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat