Agnesa Vuthaj vjen utopike në fotografitë e fundit, ndërsa pozon si mbretëreshë

Mediale Vip

Agnesa Vuthaj vjen utopike në fotografitë e fundit, ndërsa pozon si mbretëreshë

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 22:15
Agnesa Vuthaj

Ish-Missi shqiptar, Agnesa Vuthaj, ka realizuar së fundmi një set të veçantë fotografik.

Ajo i ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram fotografitë e reja, ku është shfaqur mistike, duke pozuar në stilin utopik.

E veshur me një fustan të zi dhe të gjatë dhe një kurorë në kokë, Vuthaj është dukur si një mbretëreshë e vërtetë në këto imazhe.

E kur jemi te titulli i mbretëreshës, duket se askujt më bukur nuk i rri për shtat ky krahasim, pasi ajo shquhet si një “mbretëreshë” e bukurisë.

Ndër vite, Agnesa shquhet si një prej ikonave të bukurisë kosovare, dhe vazhdon të mbetet e freskët dhe unike në stilin e saj.

Këto fotografi janë pëlqyer e komentuar shumë nga ndjekësit e saj, shumë prej të cilëve e kanë komplimentuar për këtë paraqitje të veçantë.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat