Akuzohet për përdhunim, aktori francez zyrtarisht nën hetim

Mediale Vip

Akuzohet për përdhunim, aktori francez zyrtarisht nën hetim

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 18:14
Gerard Depardieu

Gerard Depardieu është zyrtarisht nën hetim pas akuzave për përdhunimin e një aktoreje në shtëpinë e tij, tre vite më parë. Sipas Le Parisien, gruaja pretendon se aktori francez e sulmoi në gusht 2018 në shtëpinë e tij në Paris.

Avokati i tij Hervé Temime është shprehur se Depardieu mohon absolutisht “çdo përdhunim, çdo sulm seksual, çdo krim” dhe se çështja nuk duhet të ishte bërë publike.  73 vjeçari është një nga aktorët më të famshëm të vendit, i njohur rolet e tij në filmat Jean de Florette, Green Card dhe Cyrano.

Ai është shfaqur në rreth 200 filma për gjashtë dekada dhe është ndër aktorët francezë që kanë bërë emër në Hollywood. Ai fitoi një Glob të Artë për interpretimin e tij në “Green Card”, një komedi romantike e vitit 1990.

Para se të kalonte Atlantikun për të luajtur në “Green Card”, Depardieu luajti një sërë rolesh, duke filluar nga Jean Valjean, hajduti i kthyer në shenjtor në “Les Miserables”, deri te Christopher Columbus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat