Marrëdhënia e mirë mes kunatave nuk ekziston? Olta Boka sapo na theu mitin e famshëm

Mediale Vip

Marrëdhënia e mirë mes kunatave nuk ekziston? Olta Boka sapo na theu mitin e famshëm

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 18:16
Olta Boka me familje e saj

Prej korrikut të 2020-tës, Olta Boka është nënë e një vajze, këngëtarja shqiptare u bë nënë për herë të parë verën që lamë pas, kur solli në jetë vogëlushen Gaia. Pak para se të lindte vajzën, Olta na prezantoi publikisht me partnerin e saj, Iv Rokaj, edhe pse lidhja e tyre përflitej lart e poshtë prej muajsh.

Në momentin që zbuloi shtatzëninë e saj, këngëtarja publikoi për herë të parë foto në rrjete sociale me të.

Olta ka qenë gjithmonë shumë e rezervuar për jetën e saj dhe ende ne dimë shumë pak për marrëdhënien me Ivin. Ajo ndan shpesh në rrjete sociale video nga përditshmëria e saj si nënë, por me partnerin shfaqet shumë rrallë. Megjithatë është e rëndësishme që ajo është e lumtur në jetën e saj private dhe që për më tepër ka një raport perfekt edhe me familjarët e Ivit.

Ditën e sotme ajo ka ndarë në Instagram një foto me kunatën e saj, motrën e partnerit. Të dyja duken shumë të lumtura, teksa shihen të buzëqeshura përkrah njëra-tjetrës në foto. Këngëtarja ka treguar se kunatën e ka si shoqe, duke thyer mitin se nuk mund të ekzistojë një raport i mirë mes dy kunatave.

“Ka Gaia një super hallë dhe mami i Gaias një super shoqe”, ka shkruar Olta përkrah fotos me kunatën e saj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat