Rrëfimi i Travis Scott për vajzën: Stormi është frymëzim i madh në jetën time!

Mediale Vip

Rrëfimi i Travis Scott për vajzën: Stormi është frymëzim i madh në jetën time!

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 18:20
Travis Scott, Stormi

Reperi dhe ish-partnerja e tij, Kylie Jenner janë prindër të Stormit, 3 vjeçe.

Atësia ka pasur një ndikim të madh te Travis Scott. “Atësia ndikon në punën time. Ajo ka një ndikim të madh. Është një frymëzim i madh”, tha Scott në një intervistë për revistën britanike të Vice Media, botuar të martën.

“Storm po vepron si një fëmijë”, vazhdoi Scott. “Ajo është gjithmonë e interesuar, kap dhe mëson shumë dhe u përshtatet gjërave kaq shpejt“.

Reperi i “Sicko mode” është fotografuar duke kaluar kohë me Kylien, pas ndarjes dhe mediat thonë se shkaku është vajza e tyre. 28-vjeçari duket se e shijon kohën me Stormin dhe mamin e saj.

Madje në postimin e fundit në profilin e tij në Instagram, poshtë fotos me vajzën, Scott shkruan “Fiks si mamaja në foton e dytë”.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by flame (@travisscott)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat