Eneda Tarifa sqaron zërat për largimin e papritur nga “Portokallia”

Mediale Vip

Eneda Tarifa sqaron zërat për largimin e papritur nga “Portokallia”

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 20:00
Eneda Tarifa

Disa ditë më parë Eneda Tarifa konfirmoi publikisht se nuk do të jetë më pjesë e spektaklit “Portokalli”. Edhe pse ajo u rikthye për të moderuar për vetëm pak kohë, Eneda u shpreh në reagimin e saj se i nxori mallin spektaklit të humorit.

“Me duhet t’ju njoftoj se rrugetimi im me spektaklin “Portokalli” perfundon ketu. U riktheva me mall ne ate skene kur mu propozua nga drejtuesit dhe ne nje fare menyre “E nxorra mallin…” kur i thone nje fjale Por eshte momenti qe te sjell ne jete projektet e mia pa me “shitur” dhe pa me “blere” dikush (sikurse shkruhet ne disa portale) dhe vazhdoj te jap kontributin tim artistik per kete vend”, shkroi Eneda.

Siç ndodh zakonisht, pas këtij largimi u ngritën dyshime se Eneda mund të ketë pasur mosmarrëveshje me drejtuesit e spektaklit e ndaj mori këtë vendim. E ftuar ditën e sotme në “Live from Tirana”, Eneda sqaroi të gjithë zërat. Ajo tha se nuk ekziston asnjë mosmarrëveshje, por u largua për t’ju dedikuar disa projekteve personale.

Jo nuk do të jem më pjesë e saj, për shkak të projekteve të reja që kam… janë projekte personale që do të kem gjatë këtij viti dhe që shpresoj t’i realizoj. Kjo është arsyeja që nuk do jem… gjithashtu do të shijoj edhe pak qetësinë!

Bashkë me Enedën u aludua se ishte larguar edhe Salsano Rrapi, por ai i ka hedhur poshtë zërat.

“Në çdo sezon të ri të Portokallisë hapen audicione, por unë do jem, nuk kam ikur, do jem brenda…”, është shprehur Salsano në “Top Albania Radio”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat