Rita Ora do të këndojë në paradën e komunitetit LGBTI në Australi

Mediale Vip

Rita Ora do të këndojë në paradën e komunitetit LGBTI në Australi

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 22:35
Rita Ora

Më 6 mars të këtij viti, do të organizohet parada e homoseksualëve, lesbikëve, biseksualëve dhe transgjinorëve në Australi.

Këngëtarja kryesuese e listave ndërkombëtare, Rita Ora do të jetë këngëtarja që do të interpretojë në paradën e komunitetit LGBTI në Asutrali, shkruan TV Black Box.

Interpretuesja e hiteve “Anywhere” dhe “Big” do të ndriçojë paradën me performancën e saj live, së bashku me shumë emra tjerë të njohur të muzikës.

Rita këto ditë po qëndron në Sydney për spektaklin “The Voice of Australia”, ku është përzgjedhur të jetë anëtare e jurisë.

Vitin e kaluar, ishte këngëtarja tjetër shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, aj oe cila këndoi në paradën e komunitetit LGBTI në Australi.

Si Rita, ashtu edhe Dua njihen si suportuese të mëdha të komunitetit LGBTI, dhe kanë shfrytëzuar gjithmonë rrjetet sociale për t’i mbështetur njerëzit e këtij komuniteti. 

Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat