E njihni vetëm si aktore? Epo nuk do ta besoni se cili është profesioni i vërtetë i ‘Merves’

Mediale Vip

E njihni vetëm si aktore? Epo nuk do ta besoni se cili është profesioni i vërtetë i ‘Merves’

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 23:01
Aslihan Guruz

Aktorja Aslihan Guruz është bërë shumë e njohur me rolet e saj në shumë telenovela turke të transmetuara në vendin tonë. Ajo u bë veçanërisht e njohur me rolin e “Merves” së serial “Vrasje të vogla”, ku ajo luante rolin e një gruaje të pasur që bëntë një jetë shumë luksoze.

Edhe pse me një karrierë të suksesshmë në botën e kinematografisë, mësohet se profesioni i vërtetë i Aslihan është llogaritare.

Aktorja ka rrëfyer gjatë një programi në televizionin turk se ka studiuar për degën ‘Kontabilitet’ të fushës së ekonomisë. Me këtë deklaratë, aktorja i ka befasuar të gjithë.

Ndër të tjera ajo tha se është diplomuar gjithashtu dhe për fushën e teatrit në Universitetin Selçuk në Konya, Turqi.

Kujtojmë se aktorja turke Aslıhan Gürbüz lindi më 16 shkurt 1983 në Çanakkale. Në moshën 5 vjeç, ajo u shpërngul së bashku me familjen e saj në Bursa për shkak të punës së babait të tij, të cilin e humbi para disa kohësh.

Aslıhan Gürbüz u martua me aktorin Kerem Kupacı në korrik 2011, mirëpo kjo martesë nuk zgjati për shumë kohë pasi  ata u divorcuan në janar të vitit 2014.

Sukseset e saj janë të pafundme, ku vlen të veçojmë atë vitit 2011, kur ajo fitoi çmimin si “Aktorja më e mirë e Serive Televizive”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat