Kamala Harris shet shtëpinë e saj për vlerën marramendëse

Mediale Vip

Kamala Harris shet shtëpinë e saj për vlerën marramendëse

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 23:04
Kamala Harris

Zëvendës-presidentja amerikane, Kamela Harris, ka shitur para pak ditësh apartamentin e saj në San Francisko.

Mësohet se 56-vjeçarja e ka shitur atë për 799,000 dollarë , brenda dy javëve që doli në treg.

Prestigjozia “The News York Post” shkruan se Harris fillimisht e bleu këtë shtëpi në vitin 2004 për 489,000 dollarë.

E ndërtuar në vitin 1998, vendbanimi me një dhomë gjumi, me dy banjo shtrihet në 1,069 metra katrorë – që konsiderohet mjaft i gjerë për San Francisko-n.

Është bërë e ditur se kjo shtëpi, e ndërtuar në vitin 1998, ka një sipërfaqe prej të madhe prej 1,069 metra katrorë. E vendosur në katin e fundit të një ndërtese, shtëpia përshkruhet si një “strehë elegante” .

Apartamenti përfshin një zyrë, dhoma gjumi, dy banjo dhe një kuzhinë të madhe. Lart shkallëve është një dhomë gjumi në papafingo me një banjo. Po ashtu, shtëpia është e kompletuar me makinë larëse dhe tharëse të madhësisë së plotë, parkim garazhi dhe hapësirë shtesë për magazinim. Në ndërtesë është instaluar brenda dy viteve të fundit një derë garazhi dhe sistemi ‘intercom’.

Harris, aktualisht ka një tjetër apartament në Washington DC dhe një shtëpi në zonën Brentwood të Los Angeles. Zëvendës-presidentja amerikane është duke banuar përkohësisht në “Shtëpinë e Blerit” përballë Shtëpisë së Bardhë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat