Adel Lami tregon jetën mes baletit dhe politikës: Do vendosja meritokracinë

Mediale Vip

Adel Lami tregon jetën mes baletit dhe politikës: Do vendosja meritokracinë

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 00:52
Adel Lami

Mbrëmjen e sotme në “E ardhmja është vajzë” ishin përballë njëra-tjetrës balerina e njohur Adel Lami dhe psikologia Enertila Bekteshi, të cilat u bënë pjesë e “sfidave” të programit dhe treguan më shumë detaje nga sukseset dhe vështirëistë e tyre, në jetën personale dhe në karrierë.

Në rubrikën “Suksesi i jetës” Adel i tregoi autores dhe moderatores Ermira Çausholli se jeta e saj ka qenë gjithmonë e dyzuar mes baletit dhe degës që studion, politikës. Edhe pse i kanë kërkuar të zgjidhte njërën ose tjetrën ajo tha se është treguar “kokëfortë” dhe i ka vazhduar paralelisht. Për shembull në kohën që ka qenë në “Dancing With the Stars” ndiqte edhe universitetin.

Edhe pse ka qenë pak e vështirë, ajo është e lumtur për zgjedhjen që ka bërë dhe shpreson që të ndryshojë jetën e sadopak njerëzve mes artit dhe politikës. Ndërkohë nga ana tjetër, ajo tha se është ftuar të bëhet pjesë e politikës në vendin tonë, për pjesëmarrjen në zgjedhjet e ardhshme, megjithatë ajo thotë se nuk është ende gati, ndërsa ka zgjedhur që të vazhdojë studimet në Harvard dhe të kthehet që andej e pregatitur dhe të sjellë atë që njerëzit meritojnë.

Për Adel një nga dëshirat më të mëdha është që të kthehet të kontribuojë për vendin e saj, pikërisht në këtë fushë. Nga ana tjetër, duke ju përgjigjur pyetjes: “Nëse do të kishe pushtet (politik) për të rregulluar këtë vend, cila do ishte gjëja e parë që do të bëje?”, Adel tha:

“Gjëja që do të bëja, në çdo pjesë të qeverisë, në ekonomi apo arsim, do të vendosja meritokracinë. Mendoj se kjo është një nga gjërat që i mungon më shumë njerëzve këtu dhe i detyron të largohen, mungesa e meritokracisë, prandaj është gjëja e parë që do të bëja, madje edhe në zyrën time. Do kisha rrotull vetëm njerëz që e meritojnë atë vend.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat