Melisa e veshur me këmishën e Andit? Ndjekësit kapin detajin që i nxjerr zbuluar

Mediale Vip

Melisa e veshur me këmishën e Andit? Ndjekësit kapin detajin që i nxjerr zbuluar

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 00:58
Andi dhe Melisa

Prej kohësh është përfolur se Andi dhe Melisa mund të jenë në një lidhje dashurie. Madje u tha se kjo është edhe arsyeja pse Melisa u largua nga Për'puthen.

E gjitha nisi nga një deklaratë e Fatjonit, i cili tha se Melisa është e lidhur me një nga djemtë e Për'puthen dhe asokohe Andi vazhdonte të ishte pjesë e emisionit.

Më pas dyshes iu publikuan disa foto herë së bashku, ndërsa fansat kapnin detaje. 

Si Melisa, edhe Andi i mohuan thashethemet. Madje së fundmi ata publikuan edhe video ku tregonin se do të pinin një kafe për herë të parë pas daljes nga emisioni. 

Megjithatë thashethemet se ata mund të jenë vërtetë në një lidhje kanë vazhduar dhe së fundmi është kapur një tjetër detaj.

Melisa ka veshur këto ditë këmishën e Andit. Andi këtë këmishë e ka veshur gjatë një interviste. 

Image
Andi dhe Melisa
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat