Pas akuzave për titullin e albumit, Taylor i kundërpërgjigjet parkut

Mediale Vip

Pas akuzave për titullin e albumit, Taylor i kundërpërgjigjet parkut

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 10:12
Taylor Swift

“Evermore park” pak javë më parë kishte ngritur akuza kundër Taylor Swiftit, duke pretenduar se titulli i albumit të saj kishte pasur shkelje të markave tregtare.

Duke kërkuar miliona dollarë si dëmshpërblim, Taylori mori masa kundër kësaj akuze.

Sipas avokatëve të saj këto ishin të pabazuara dhe nuk është akuzë serioze.

Mirëpo këngëtarja nuk qëndroi duarkryq.

Ajo u shpreh se ka organizata për të drejta të muzikës BMI, ku në vitin 2019 u përdoren këngë nga artistë pa licencë.

Përveç këngëve të Taylorit, përfshihen edhe këngët e Katy Perryt, Abba, The Beatles, Billy Joe, Britney Spears, Green Day dhe Whytney Houston.

Taylori tani dëshiron dëmshpërblim nga parku zbavitës dhe kërkon të ndalojnë së dëgjuari këngët e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat