Pasi bëri lidhjen publike, Kendall Jenner arratiset me basketbollistin në një vikend romantik

Mediale Vip

Pasi bëri lidhjen publike, Kendall Jenner arratiset me basketbollistin në një vikend romantik

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 13:17
Foto Ilustrim

Pavarësisht se ishin mjaft të rezervuar për lidhjen e tyre në mediat sociale, Kendall Jenner dhe i dashuri i saj Devin Booker kohët e fundit e bënë zyrtare romancën e tyre në Instagram.

25 vjeçarja postoi foto të disa momenteve të jetës së saj në karantinë të martën

Në një foto të postuar në llogarinë e saj në Instagram, Devin duket se ishte duke qëndruar në oborrin e një punishte vere.

Fytyra e tij nuk ishte e dukshme, megjithëse shtat lartësia e tij sugjeronte se ishte padyshim ai.

Kendall gjithashtu postoi një pamje duke ekspozuar nga afër trupin e saj në bikini. Megjithëse fytyra e saj ishte e fshehur, Kendall vuri në pah asetet.

Image

Në një foto tjetër, Kendall u gjunjëzua në shtratin e saj e veshur me një bluzë me ngjyrë të zezë.

Ndryshe, Kendall dhe Devin po bëjnë përparime në marrëdhëniet e tyre pas gati një viti lidhje, supermodelja ka marrë miratimin e familjes për të dashurin e saj, sipas People.

Pas muajsh spekulimesh, dyshja e bëri zyrtarisht lidhjen e tyre në Instagram në ditën e Shën Valentinit.

Image

Kendall nuk e mbishkroi foton me ndonjë tekst, megjithëse një zemër e vogël e bardhë u shtua në anën e sipërme të djathtë të fotos.

“Ajo që së pari dukej si një diçka argëtuese, tani është një marrëdhënie. Ata janë zyrtarisht në lidhje dhe Kendall është shumë e lumtur me Devin. Familja e saj mendon se ai është i shkëlqyeshëm. Ai madje ishte i ftuar në festimin e 40-vjetorit të Kim-it në Tahiti”, ka thënë një burim.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat