Rita ora injoron kritikat për shkeljen e rregullave të karantinës teksa vazhdon punën në Australi

Mediale Vip

Rita ora injoron kritikat për shkeljen e rregullave të karantinës teksa vazhdon punën në Australi

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 14:41
Rita Ora

Këngëtarja, panelistja dhe kantautorja Rita Ora është përballur me polemika muajt e fundit për shkak të sjelljes së saj rreth kufizimeve të Covid-19.

Rita Ora ka lënë prapa të gjitha thashethemet për thyerjen e rregullave të pandemisë e cila po vazhdon punën e saj në Australi.

30 vjeçarja ka njoftuar fansat e saj në rrjete sociale se do lansojë episodin e parë të prapaskenave të projektit të ri.

Po ashtu, ajo publikoi katër imazhe të saj duke pozuar me një fustan të zi pa mëngë që tregonte tatuazhe në brinjë dhe në krahë.

Flokët e saj bionde shihen të shndërruara në kaçurrela dhe të lidhura mbrapa, Rita kishte zgjedh një buzëkuq të kuqërremtë dhe një makijazh të lehtë në fytyrë.

Rita shkroi në mbishkrimin e  imazheve: “Afër fundjavës … transmetoi lidhjen time të re EP #Bang në bio … cila është pjesa juaj favorite?”.

Fansat e Ritës e lavdëruan postimin e saj dhe projektin gjithashtu

Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat