Falë Emina Çunmulajt, një familje skamnore në Shqipëri bëhet me shtëpi të re

Mediale Vip

Falë Emina Çunmulajt, një familje skamnore në Shqipëri bëhet me shtëpi të re

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 21:03
Emina Çunmulaj

Modelja e njohur shqiptare, Emina Çunmulaj, shquhet për filantropinë e saj.

Ajo ka ndihmuar në ndërtimin e një shtëpie për një familje skamnore në Shqipëri, e cila ishte pa kulm mbi kokë.

Nën ombrellën e organizatës “Fundjavë Ndryshe”, Emina ka dhuruar donacionin bujar, nga i cili u bënë me shtëpi familja Poçi, e cila jetonte në kushte të dobëta ekonomike.

Ka qenë vet modelja ajo e cila ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një video, ku shihen momentet kur Emina vizitoi familjen nevojtare dhe më pas momentin kur brenda kësaj jave, anëtare të familjes Poçi iu dhuruan çelësat në dorë.

“Fillime te reja
Zemra ime është e plotë kur shoh dhe e di që edhe një familje tjetër do të flejë në një vend të sigurt.
Çdo fëmijë kudo në botë meriton një shtëpi të sigurt dhe të rehatshme.
Faleminderit që më ndihmuat të realizoj ëndrrat në shumë familje në nevojë.
Faleminderit @arberhajdari & @fundjavendryshe që keni punuar kaq shumë për të ndihmuar popullin shqiptar. Njerëzimi është fuqia jonë më e fortë.
Ju lutem bashkohuni me mua për ta bërë këtë botë një vend më të mirë dhe më të sigurt për fëmijët, edhe nëse do të jetë një familje në një kohë”,
ka shkruar Çunmulaj në Instagram.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat