Çfarë ndryshimi! Hueyda El Saied i preu flokët shkurt dhe s’duket më si ajo!

Mediale Vip

Çfarë ndryshimi! Hueyda El Saied i preu flokët shkurt dhe s’duket më si ajo!

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 09:10
Hueyda El Saied

Nuk e dimë çfarë e shtyu të bënte një ndryshim kaq drastik në pamjen e saj, por Hueyda El Saied i tha ‘mirupafshim’ kacurelave dhe bëri ndryshimin drastik në look.

Megjithëse kacurelat ishin një tipar identifikues i saji dhe ishim mësuar ta shihnim gjithmonë thuajse me të njëjtin look, kjo s’ka për të ndodhur më.

Balerina i ka befasuar të gjithë me foton e fundit të publikuar në llogarinë e saj në Instagram, ku tregon pamjen e re dhe s’duket më fare si ajo!

“Nuk mund të ndryshoj botën, por mund të ndryshoj modelin tim të flokëve!”- shkruan ajo duke na befasuar të gjithëve.

Pesë vite më parë, Hueyda nisi romancën e re me një burrë të quajtur Thierry, i cili para se të ishte partneri i Hueyda-s, ishte mik i saji prej 6 vitesh.

Prej disa kohësh, ata kanë jetuar së bashku dhe vazhdimisht në postimet e saj në Instagram Hueyda ka treguar se është tepër e lumtur me jetën e saj të re.

Vogëlushi i saj, Gabrieli, shkon shumë mirë me partnerin e të ëmës dhe siç Hueyda ka treguar edhe më herët, pa e mësuar askush, ai ka nisur t’i thërrasë ‘baba’.

Gjithçka ka shkuar për bukuri në jetën e tyre, ndaj pavarësisht këti viti plot sfida, Hueyda dhe Thierry vendosën të kurorëzohen me martesë, ndërsa këtë lajm e kanë treguar për “Revistën Who”.

Me një ceremoni shumë të thjeshtë, ata i kanë thënë “Po” njëri-tjetrit, ndërsa Hueyda ka rrëfyer detajet e dasmës.

“Për vetë konteksin mondial aktual që po përjetojmë, ishte një dasmë minimaliste, por e mbushur plot sharm, emocione dhe gëzim. Fustanet i kisha blerë në Paris njëzet e katër orë para se të mbylleshin dyqanet e të fillonte karantina e dytë për francezet. Buqetën e luleve e bleva këtu në Luksemburg, por s’e mbajta kurrë në dorë sepse e harrova në shtëpi (qesh). Unazat i kishim zgjedhur prej kohësh tek një bizhutier i njohur, por ngaqë ndryshuam datën e martesës për 18 dhjetor në unazat tona është shënuar data 11 Dhjetor. I vetmi luks material që patëm mundësi të shijonim ishte limuzina që erdhi na mori në shtëpi për të na shoqëruar në Bashki e pasi thamë “PO”, sëbashku me dy mikeshat tona shijuam shampanjën dhe muzikën duke bërë xhiro nëpër Luksemburg.”- ka treguar balerina.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat