Shkrimtarja vuan nga sëmundja e rëndë, i ndalohet kurimi jashtë pa u vaksinuar nga Covid

Mediale Vip

Shkrimtarja vuan nga sëmundja e rëndë, i ndalohet kurimi jashtë pa u vaksinuar nga Covid

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 18:58
Mira Meksi

Prej kohësh tashmë Covid-19 është kthyer në makthin kruyesor të njerzëve, por ka edhe shumë të tjerë që po luftojnë me sëmundje të tjera të rënda.

I tillë është edhe rasti i shkrimtares së njohur shqiptare, Mira Meksi, e cila po përballet në heshtje me një sëmundje të rëndë. Por, sikur të mos mjaftonte sëmundja, pandemia e Covid-19 ja ka bërë akoma më të vështirë këtë betejë shkrimtares së njohur e vlerësuar me mjaft çmime prestigjioze shqiptare e të huaja.

Mësohet se Meksi është operuar me sëmundje të rëndë dhe i duhet të shkojë jashtë shtetit për kurim, terapi dhe shërbim mjekësor më të specializuar, por një gjë të tillë nuk ja lejon mjeku.

Ky i fundit ja ka ndaluar udhëtimin jashtë shkrimtares, pa bërë më parë vaksinën kundër Covid-19, pasi rrezikon edhe nga virusi i rrezikshëm, që po merr mijëra jetë njerëzish. Por, kolegë dhe të afërm të shkrimtares apelojnë për vaksinimin e saj, në mënyrë që t’i krijohet mundësia për kurim jashtë.

Kujtojmë se në që prej disa javësh në vendin tonë ka nisur vaksinimi kundër koronavirusit, konkretisht te bluzat e bardha, personalitetet dhe te të moshuarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat