Fatjoni i “Për’puthen” tregon për herë të parë se a është i martuar

Mediale Vip

Fatjoni i “Për’puthen” tregon për herë të parë se a është i martuar

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 15:50
Fatjon Kuqari

Fatjon Kuqari, ish-konkurrenti i emisionit të dashurisë “Për’puthen”, në intervistën e fundit ka treguar shumë gjëra rreth jetës së tij private.

Ai për herë të parë sqaroi publikun në lidhje me një foto, e cila solli mjaft reagime në rrjete sociale nga ndjekësit.

Fatjoni shfaqej pranë një vajze e cila po shtynte karrocën e një foshnje, dhe dyshimet e ndjekësve ishin se ai ishte baba dhe kishte gënjyer publikun.

“Nuk kam fëmije, ajo vajza është motra ime dhe në karrocë ndodhej nipi im. Nuk jam baba”, tha Fatjoni.

Ai foli për herë të parë për jetën private dhe marrëdhëniet që kishte përpara se të bëhej pjesë e programit, që më pas u largua pasi shumë konkurrente sipas tij i ishin vënë kundër.

“Unë jam tip shumë i qëndrueshëm, por të them të drejtën kam tradhtuar. Njëherë e kam bërë dhe ia kam thënë. Ndarja ime erdhi pikërisht se ia thash. Por, ia thash qëllimisht, sepse isha lodhur shumë, gjatë gjithë kohës ishte, tërhiq e mos këput. Kimia kishte mbaruar dhe ajo po ma bënte të vështirë këtë pjesë. I thash: ‘Moj po të tradhtoj. Nuk të dua më. Më lër rehat’. Ajo ishte bërë shumë e fiksuar me mua. Edhe pasi ia thash, më tha sërish: ‘S’ka gjë, vazhdojmë’”, u shpreh ai në lidhje se a ka tradhtuar ndonjëherë.

Por, ai është përgjigjur që asnjëherë nuk e kanë tradhtuar atë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat