Dokumentet e divorcit zbulojnë arsyen e vërtetë pse Kim dhe Kanye po ndahen

Mediale Vip

Dokumentet e divorcit zbulojnë arsyen e vërtetë pse Kim dhe Kanye po ndahen

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 20:06
Kim Kardashian dhe Kanye West

Kim Kardashian dhe Kanye West po divorcohen pas 7 vitesh martesë. Vendimi tanimë është zyrtar. Kim paraqiti letrat e divorcit në një gjykatë të Los Angelesit dhe konfirmoi se po kërkon kujdestarinë e përbashkët të katër fëmijëve të tyre - North, 7 vjeçe, Saint, 5, Chicago, 3 dhe Psalm, 1 vjeç.

Janë përfolur shumë arsyet e divorcit, por vetëm dokumentet e paraqitura në gjykatë e kanë vërtetuar arsyen e vërtetë. Kim ka përmendur "ndryshime të papajtueshme" si arsye që ajo po divorcohet nga reperi Kanye West.

Ata filluan të frekuentoheshin në vitin 2012 dhe u kurorëzuan në një ceremoni të madhe në Firence të Italisë, në maj të vitit 2014. Çifti mirëpriti vajzën e tyre të parë, North, në qershor të 2013-ës.

Spekulimet mbi divorcin filluan vitin e kaluar kur Kanye njoftoi se do të kandidonte për president, një vendim që solli shumë reagime në publik. Muajt e fundit ai ka jetuar në fermën e tij në Wyoming, ndërsa Kim ka qëndruar me fëmijët në Kaliforni.

Më shumë detaje rreth ndarjes pritet të zbulohen në serinë e ardhshme - dhe të fundit - të Keeping Up With The Kardashians.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat