Dy konkurrentë përjashtohen nga “Përputhen”

Mediale Vip

Dy konkurrentë përjashtohen nga “Përputhen”

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 22:49
“Përputhen”

Mbrëmjen e sotme në “Përputhen” u transmetua incidenti i ndodhur mes Erit dhe konkurrentit të ri, Dorit.

“Përputhen” ka vendosur për përjashtimin e Erit dhe Dorit pas sherrit që ndodhi mes tyre për një koment mjaft banal

Duke qenë se Eri e kishte të përsëritur këtë sjellje të tillë, produksioni mori vendimin për ta përjashtuar atë përfundimisht.

Por, vendimi nuk penalizoi vetëm Erin, pasi nga emisioni u përjashtua edhe konkurrenti më i ri, Dori.

“Ndoshta një veprim i nxituar nga ana ime dhe e Erit çoi në degradimin e situatës. Nuk ishtë reagim i njëanshëm. Nuk janë fare të përshtatshme situata të tilla”, tha Dori.

Pas kësaj sherri mes tyre degjeneroi në përplasje fizike që kërkoi dhe ndërhyrjen e konkurrentëve dhe stafit mbështetës të Top Channel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat