Cardi B dëshiron të bashkëpunojë me këngëtaren Lizzo

Mediale Vip

Cardi B dëshiron të bashkëpunojë me këngëtaren Lizzo

Më: 1 mars 2021 Në ora: 14:54
Cardi B dhe Lizzo

Kush nuk do dëshironte një bashkëpunim mes Cardi B dhe Lizzo?!

Cardi B pasi i lavdëroi disa fotografi të reja të Lizzos, la të nënkuptohet se është e gatshme për ta shkruar një këngë, e cila do të përfshinte edhe këngëtaren.

“Këto fotografi më pëlqejnë shumë”, kishte komentuar Cardi në Twitter, në një set të fotografive ku Lizzo shfaqet në poza të ndryshme. Kurse, këngëtarja reagoi ndaj këtij komenti të reperes, duke shkruar në llogarinë e saj në Instagram: “Ky vlerësim edhe mund të më kthej prapa në Twitter”.

Menjëherë pas këtij shkëmbimi mes artisteve, fansat kanë filluar ta përmendin një bashkëpunim të mundshëm muzikor mes tyre, dhe Cardi B ka bërë të ditur se do ta dëshironte një gjë të tillë.

Ajo sugjeroi ta shkruaj një herë një këngë e cila do të ishte e përshtatshme për to, e më pas t’i kërkojë Lizzos të përfshihet në të.

Kjo dyshe për pak e kishte humbur rastin e bashkëpunimit në vitin 2020. Cardi kishte dashur që Lizzo të shfaqej në videoprojektin e saj shumë të suksesshëm “WAP”, por në kohën e xhirimeve të këtij videoklipi Lizzo gjendjen jashtë vendit, duke e humbur kështu mundësinë e pjesëmarrjes në hitin e padiskutueshëm të rep artisteve, Cardi B dhe Megan Thee Stallion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat