Atdheu i hedh një thumb Erlindit pas fotos së Jasminës

Mediale Vip

Atdheu i hedh një thumb Erlindit pas fotos së Jasminës

Më: 2 mars 2021 Në ora: 19:33
Erlindi, Jasmina, Atdheu

Para disa ditësh Jasmina postoi në rrjete sociale një foto, në të cilën shihej veshur me një bluzë që më herët ja kishim parë njërit prej djemve të “Për’puthen”, Erlindit. Ky detaj tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, por jo aq sa komenti që i la Atdheu.

“Anticovidi im”, i komentoi ai shoqëruar me një emoji me sy me zemra.

Mirëpo ndërkohë që të gjithë po mendonin se bluza ishte e Erlindit, Atdheu sot na ka vërtetuar të kundërtën. Për më tepër ai ka bërë një postim, që hapur duket se është një thumb për Erlindin.

Atdheu shihet duke udhëtuar me makinë, teksa vendos në fokus bluzën me të cilën Jasmina u shfaq në rrjete sociale para pak ditësh. Përmes këtij mesazhi ai dëshiron të tregojë se bluza në fakt ka qenë e tij dhe jo e Erlindit, që mori vëmendjen e të gjithë ndjekësve. Gjithashtu Atdheu shfaqet duke dëgjuar në makinë këngën e Ghetto Geasy dhe Majk, “Hajde tek baba”, që ishte një diss për gjithë reperët.

“Unë qka e pështyj nuk e lëpij pilivesë”, ka shkruar Atdheu përkrah videos së tij. Dhe në fund ai këndon “Unë s’kom kërkon përballë,s’kom unë konkurencë”, teksa shihet duke buzëqeshur me ironi poshtë maskës. Se si do i presë Erlindi këto fjalë nuk dihet, ndaj pritet të shohim nëse do të ketë një reagim prej tij.

Image
Insta
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat