Blero publikon baladën e re dhe na bëri të gjithëve të përlotemi

Mediale Vip

Blero publikon baladën e re dhe na bëri të gjithëve të përlotemi

Më: 2 mars 2021 Në ora: 23:45
Blero

Blero, këngëtari i njohur shqiptar, sapo ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor. Kënga e tij e re mban titullin “Derën e ke hap”, e cila është e zhanrit baladë

Muzika është realizuar nga Blero në bashkëpunim me Chipsin, dhe mësohet se ky i fundit ka shkruar edhe tekstin.

Kjo këngë është publikuar në kanalin YouTube në versionin audio me tekst. Nuk është bërë akoma e ditur nëse do t’i realizohet edhe klipi.

Të gjithë e njihni Bleron si djalin e hiteve të dashurisë, ku përmendim “Fotografia”, “Kthehu ti” etj dhe me këngët e tij na i ka prekur zemrat gjithmonë.

Meqë më lart përmendëm një prej hiteve të Bleros, “Kthehu ti”, po rikujtojmë se një grup gjerman e mori këtë këngë pa të drejta autoriale, gjë që s’i pëlqeu aspak këngëtarit.

Blero ka treguar për “Telegrafin” se askush nuk ka marrë leje për këtë këngë, ndërsa bën të ditur se i ka “kërcënuar” djemtë që brenda 24 orëve t’i japin të drejtat autoriale.

“Po është e vërtetë për plagjiaturën nga grup gjerman. Unë kam kontaktuar me ta dhe u kam dhënë afat vetëm 24 orë kohë për ta larguar këngën nga rrjetet sociale, pasi ata nuk e kanë në pronësi këngën. Të njëjtët as nuk kanë kërkuar të drejtat autoriale nga unë, apo blerjen e këngës. E kanë marrë pa pyetur dhe kjo gjë është e patolerushme”, ka treguar Blero.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat