Flet shoku i Meriton Mjekiqit pas ndalimit të tij nga policia

Mediale Vip

Flet shoku i Meriton Mjekiqit pas ndalimit të tij nga policia

Më: 2 mars 2021 Në ora: 23:56
Meriton Mjekiqi

Në orët e mbrëmjes në një mosmarrëveshje në trafik ka ndodhur para objektit të QNR-së në Prishtinë.

Dy vetura në mes të rrugës janë ndaluar, personat që ishin me të kishin filluar të konfrontoheshin me fjalë mes vete.

Brenda njërës veturë ishte edhe moderatori Meriton Mjekiqi.

Për ta ndaluar këtë përplasje ndërhyn edhe zyrtarët policorë të Kosovës të cilët shoqëruan vet Mjekiqin dhe personin tjetër për intervistim në stacionin policor “jugu” në Prishtinë.

Detaje për këtë rast ka dhënë edhe kolegu i Meritonit, Dati.

Ai tha se ishte prezent kur ndodhi ngjarja, dhe se sipas tij në vendin e ngjarjes nuk kishte të shtëna, por vetëm konfrontim mes fjalësh.

“Nuk është e vërtetë që kanë gjuajtur me armë, janë kapur veç me fjalë, Meritoni tani është në polici duke u intervistuar. Nuk është arrestuar” ka thënë ai.

Ndërkohë për rastin kanë folur edhe nga policia e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat