Brad Pitt fotografohet i përgjakur dhe i mavijosur! Diçka po kurdis me Joey King!

Mediale Vip

Brad Pitt fotografohet i përgjakur dhe i mavijosur! Diçka po kurdis me Joey King!

Më: 4 mars 2021 Në ora: 14:43
Brad Pitt, Joey King

Ylli i kinematografisë, Brad Pitt, së fundmi po filmon një skenë në Los Angelos, për filmin e tij të ri “Bullet Train”, ku ai po luan rolin e një vrasësi vdekjeprurës së bashku me aktorin Joey King. Mësohet se ai po xhiron një skenë të gjakosur.

57-vjeçari, u pa i veshur me një palë pantollona të zeza të errëta, ndërsa ajo që vihej re ishte bluza e tij e ndotur, ndërkohë që gjaku i mbulonte krahët.

Gjithashtu  në shesh-xhirim u pa gjithashtu edhe aktorja e “The Kissing Booth” gjithashtu u shfaq e përplasur dhe e përgjakur.

“Bullet Train” drejtohet nga David Leitch. Ky film bazohet në romanin më të shitur japonez të shkrimtarit Kotaro Isaka  “Maria Beetle”.

Pitt më pas u pa teksa mbante maskë në fytyrë, si një mënyrë për t’u mbrojtur nga Covid-19. Respektimi i masave për pandeminë duket së është një përparësi për aktorin, i cili mbulonte gojën dhe hundën me këmishën e tij në skenën e xhirimit të filmit.

Ndërkohë përsa i përket jetës së tij personale, është mësuar se së fundmi Angelina Jolie ka shitur një nga dhuratat më të shtrenjta që Brad Pitt i ka bërë vite më parë gjatë kohës që ishin në një marrëdhënie. Aktorja ka nxjerrë në ankand një pikturë të Winston Churchill, “Kulla e xhamisë Koutoubia” dhe e ka shitur për një shifër rekord, plot 11.5 milionë dollarë.

Pitt ja dhuroi Jolie pikturën në vitin 2011-të dhe asokohe ai e bleu për 2.95 milionë dollarë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat