“A ke pasur marrëdhënie intime me Andin?”, Melisa përgjigjet publikisht

Mediale Vip

“A ke pasur marrëdhënie intime me Andin?”, Melisa përgjigjet publikisht

Më: 6 mars 2021 Në ora: 06:30
Andi dhe Melisa

Ish-konkurrentja e “Për’puthen” dhe tanimë artistja e re, Melisa Lleshi ka fituar mijëra fansa në vendin tonë.  Bukuroshja është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku ndan me ndjekësit të rejat nga jeta dhe karriera e saj.

Melisa vendosi më herëtqë të hiqte dorë përfundimisht nga programi “Për’puthen”. Ajo u shpreh se për shumë ditë me radhë është ndjerë nën presion psikologjik dhe se e ndjente që nuk do të gjente dashurinë e saj në “Për’puthen”.

Ndërkohë, është aluduar herë pas here në rrjet për një lidhje të mundshme mes Andit dhe Melisës. Në rrjete sociale qarkulluan disa foto të Andit dhe Melisës, të cilat i bënë të gjithë të dyshonin se ata janë realisht në një lidhje mes tyre.

Mirëpo, ata të dy i kanë mohuar gjithmonë fjalët që janë në një romancë dhe kanë treguar se “kafja serioze” mes tyre nuk u pi asnjëherë.

Por, ndjekësit i janë vënë pas çiftit dhe duan me patjetër që ata ta pranojnë faktin që janë çift, pasi numërojnë edhe fansa të shumtë që gjithashtu kanë hapur llogari me emrat e tyre.

Së fundmi, Andi dhe Melisa janë fotografuar duke bërë shopping së bashku.

Ndërkohë, duket se Melisa ka një përgjigje për këto dyshime që kanë bërë xhiron e rrjetit. Mbrëmjen e sotme, në një intervistë 60 sekondëshe për ‘Prive’, ajo ka mohuar që është në një lidhje më Andin.

Gazetari: A parapëlqen meshkujt zeshkanë apo bjondë?

Melisa: Zeshkanë, por jo zeshkanë të mbyllur.

Gazetari: Si Andi diçka?

Melisa: Joo…

E pyetur nga gazetari se a ka pasur marrëdhënie intime me Andin, ajo u përgjigj e prerë “Jo”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat