Gjira: Ata që bëjnë muzikë të vërtetë kanë pak klikime, nuk e bëjnë për vëmendje

Mediale Vip

Gjira: Ata që bëjnë muzikë të vërtetë kanë pak klikime, nuk e bëjnë për vëmendje

Më: 7 mars 2021 Në ora: 10:08
Gjira Kajtazi

Ajo ka qenë njëra nga reperet e para në tregun shqiptar që ka bërë bujë të madhe.

Fjala është për Gjira Kajtazin, e cila viteve të fundit ishte më e tërhequr për shkak të jetës private e fëmijëve.

Krijuesja e hitit “Deja Vu” së fundmi u ka dhënë hapësirë më shumë fansave për të pyetur rreth gjërave që u interesojnë, por pyetje të shumta kishte rreth muzikës.

“A mendon që sot ‘muzika shikohet nuk dëgjohet’ sot veç të shikojmë film pa pare, pa kuptim është bërë”, ka qenë pyetja e parashtruar nga një ndjekës.

Image

“Si sot, si atëherë. Problemi është që përderisa nuk përparojmë me mentalitet, do kultivojmë me mentalitet, do kultivojmë me muzikë ,sipërfaqësore’. Kryesore me dalë në klip e të dukemi bukur – jo që dëshiron me shpreh ndonjë gjë të rëndësishme në këngë. Janë pak njerëz që dëshirojnë të shohin më thellë, e ata që bëjnë muzikë të vërtetë zakonisht kanë pak klikime edhe vëmendje. Njerëzit e vërtetë nuk bëjnë muzikë për vëmendje por për shpirt”, ka thënë Kajtazi.

Gjira më pas ka publikuar një video të një prej këngëve të para duke shkruar, “Këtu kam qenë 22 vjeçe. Femrat sot me 22 duken shumë ndryshe”.

Këngëtarja përndryshe prej vitesh ka ndërtuar jetën në Gjermani dhe është nënë e dy fëmijëve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat