Loco “xheloz i çmendur” për Sindin

Mediale Vip

Loco “xheloz i çmendur” për Sindin

Më: 7 mars 2021 Në ora: 12:55
Sindi

Ditën e djeshme, konkurrentja e “Për’puthen”, Sindi Loci, festoi ditëlindjen e saj.

Ajo mbushi 23 vjeç dhe të shumta ishin mesazhet e urimit drejtuar konkurrentes, e cila mori dashuri të madhe sidomos nga konkurrentët e emisionit.

Të gjithë të pranishmit në “Për’puthen” dhe jo vetëm, e uruan Sindin publikisht në rrjete sociale, ndërsa ajo i ripostoi të gjitha urimet në llogarinë e saj.

Mirëpo, ndjekësit u “merakosën” për një detaj të vogël, për të cilin e kanë pyetur edhe Sindin.

Pse ajo nuk e ripostoi urimin e Atdheut në InstaStory, bashkë me gjithë të tjerët?

Pyetjes i është përgjigjur vetë Atdheu, me kërkesën e Sindit:

“Për të gjithë ju që po më “gjykoni” pse nuk e kam postuar urimin e Atdheut, Atdhe mund të më ndihmosh dhe ta shpjegosh?”-shkroi Sindi.

“Xhelozoi Loco”- ia ka kthyer ai, duke lënë të kuptohet se këtë gjë ia paska “ndaluar” Elvisi!

Në puntatat e mëparshme të emisionit, Loco deklaroi se është vetëm për Sindin në emision dhe marrëdhënia e tyre sa vjen e bëhet më e ngrohtë.

Madje, Sindi i dhuroi një puthje të papritur në faqe Locos në takimin e fundit, duke lënë të kuptohet se relatat e tyre po bëhen më të afërta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat