Gjenerata Z po përpiqet të “anullojë” Eminem-in, por prisni të dëgjoni ç’përgjigje ka reperi për ta!

Mediale Vip

Gjenerata Z po përpiqet të “anullojë” Eminem-in, por prisni të dëgjoni ç’përgjigje ka reperi për ta!

Më: 7 mars 2021 Në ora: 14:34
Eminem

Të rinjtë e Gjeneratës Z (ata që pasojnë “Millenials” kryesisht ata që kanë lindur në fund të viteve 90’ e deri në vitin 2010), po përpiqen të “anullojnë” Eminem-in!

Po, siç e lexuat! Një trend i ditëve të fundit në aplikacionin “TikTok” kërkon që Eminem të ”anulohet”, nisur nga tekstet e tij, sidomos në këngën ”Love the Way you Lie”.

Përdoruesit e TikTok-ut (pjesë e Gjeneratës Z) shfaqeshin nëpër video duke dëgjuar pjesë të tekstit të Eminem në këngën “Love the Way You Lie” në bashkëpunim me Rihanna-n.

Ata e akuzonin Eminem-in se për shkak të këngëve të tij, sot ishin me trauma, ndaj i kërkonin reperit t’i jepte fund karrierës.

Kërkesa e tyre ka nisur një “luftë” mes brezash, ku Gjenerata Z kërkon “anullimin” e Eminem, ndërsa Millenials ngrenë në piedestal reperin.

Sigurisht këto fjalë shkuan edhe në veshin e Emine, i cili s’e ka prishur gjakun fare dhe ka dhënë reagimin më ‘cool’!

Në Twitter, ai ka publikuar videon e nimuar të këngës së tij të 2020-ës ”Tone Deaf”, fjalët e së cilës ishin:

”Ata nuk do lodhen derisa të më anulojnë, por unë nuk do të ndaloj derisa flokët e mia të kthehen gri”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat