Kënga e re “i hapi punë”! Enca tregon mesazhet me ish-të dashurin!

Mediale Vip

Kënga e re “i hapi punë”! Enca tregon mesazhet me ish-të dashurin!

Më: 7 mars 2021 Në ora: 14:54
Enca

Pas një pushimi të gjatë për shkak të Covid-19 dhe operacionit të vështirë që realizoi në këmbë, këngëtarja Enca Haxhia është rikthyer fuqishëm në muzikë.

Katër ditë më parë, ajo lançoi këngën e saj më të re të titulluar “Nashta”, e cila u prit mjaft mirë nga publiku.

Në 4 ditë, “Nashta” i ka kaluar 800 mijë klikime në Youtube dhe nëse nuk e keni dëgjuar ende, ju këshillojmë t’i hidhni një sy.

Mirëpo, kënga e re duket se “i ka hapur punë” Encës me ish-të dashurin!

Ai i ka shkruar në Whatsapp, kurioz për të ditur nëse ky projekt i dedikohet atij. Ish-partneri i ka dërguar këngën në bisedë, teksa e pyet:

“Këtë e ke shkruar për ne?”, me emojin e dy syve të përlotur.

Mirëpo, Enca s’i ka dhënë atij përgjigjen që dëshironte, duke e lenë ende kurioz.

“Ndoshta…”- i është përgjigjur ajo, ndërsa bisedën e ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale.

Për më tepër, këtë foto e shoqëron me emoji duke qeshur.

Ndërkohë, Enca ka gjithashtu gati edhe një tjetër projekt të titulluar “Zemër”, për të cilin gjithashtu s’kemi detaje për një datë publikimi. Ashtu si “Noshta”, Enca ndau edhe këngën “Zemër” me ndjekësit në Instagram, për të marrë mendimin e tyre para publikimit.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat