Gruaja më e pasur në botë, MacKenzie Scott rimartohet pasi u nda nga Jeff Bezos

Mediale Vip

Gruaja më e pasur në botë, MacKenzie Scott rimartohet pasi u nda nga Jeff Bezos

Më: 8 mars 2021 Në ora: 22:47
MacKenzie Scott me të dashurin

Filantropistja e njohur, MacKenzie Scott, njihet si gruaja më e pasur në botë.

Pasi u nda nga drejtori i kompanisë Amazon, Jeff Bezos, tashmë ajo ka gjetur dashurinë tjetër

Mësuesi i ‘Seattle’, Dan Jewett bëri të ditur martesën me Scott gjatë kësaj jave, në faqen e “Giving Pledge”, e cila inkurajon personat e pasur të ndikojnë në botë.

“Unë jam martuar me personin më të mirë që njoh, dhe duke iu bashkuar asaj në një angazhim për të kaluar një pasuri të madhe financiare për t’i shërbyer të tjerëve”, ka shkruar ai.

Ndër të tjera ai shtoi: “Pres me padurim rritjen dhe mësimin që kam si pjesë e kësaj ndërmarrjeje me MacKenzie”.

Image

 

Kurorëzimi mes palëve vjen pasi Scott dhe Bezos u ndanë pas 25 viteve martesë.

Si pasojë e ndarjes, MacKenzie tashmë është bërë ndër personat më të pasur në botë, ku pasuria e saj arrin shifrën prej 53 miliardë dollarë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat