Afërdita Dreshaj merr vëmendje me disa fotografi përkrah motrës së saj: Lule të ndryshme nga i njëjti kopsht

Mediale Vip

Afërdita Dreshaj merr vëmendje me disa fotografi përkrah motrës së saj: Lule të ndryshme nga i njëjti kopsht

Më: 9 mars 2021 Në ora: 12:00
Afërdita dhe Jehona Dreshaj

Ato janë dy nga motrat më të përfolura në rrjetet sociale e faqet rozë.

Fjala është për këngëtaren e modelen Afërdita Dreshaj dhe motrën e saj, Jehonën, e cila njëherësh merr vëmendje me secilën paraqitje që bën.

Të njëjtat kanë ndarë disa fotografi atraktive në rrjete sociale, ndërsa kanë pozuar para aparatit të fotografit të njohur Fadil Berisha.

Ato shfaqen të mahnitshme dhe në top-formë, kurse reagimet ishin të menjëhershme edhe nga fansat e miqtë që mbajnë në Instagram.

“Lule të ndryshme nga i njëjti kopsht”, ka qenë përshkrimi i imazheve.

Fotografitë ndërkaq janë realizuar në New York, ku edhe prej vitesh jetojnë motrat e famshme shqiptare.

Afërdita momentalisht është në pritje të ëmbël të një djali së bashku me partnerin e saj, Jakub Kindl. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat