Selena Gomez pozon për “Vogue”, flet për çrregullimin bipolar dhe tregon se a është në lidhje dashurie

Mediale Vip

Selena Gomez pozon për “Vogue”, flet për çrregullimin bipolar dhe tregon se a është në lidhje dashurie

Më: 9 mars 2021 Në ora: 23:27
Selena Gomez

Këngëtarja ka pozuar për revistën e njohur spanjolle “Vogue”.

Përveç fotografive, Selena Gomez ka dhënë edhe një intervistë ekskluzive duke treguar për periudhën pas ndarjes me Justin Bieber se si e ka përballuar atë dhe diagnostikimin me çrregullim bipolar.

Ndër të tjera, artistja e njohur me famë botërore kishte thënë: “E dija që nuk mund të vazhdoja, nëse nuk mësoja të dëgjoja trupin dhe mendjen time kur kisha vërtet nevojë për ndihmë”, filloi ajo, duke shtuar se ankthi natën vonë ishte një problem.

Image

Tutje shtoi: Pastaj filloja të mendoj për jetën time personale dhe jam si: Çfarë po bëj me jetën time? dhe bëhet kjo spirale”.

Në vitin 2018, Bieber shokoi fansat kur u martua me Hailey Bieber pasi u nda nga Selena muaj më parë.

“U zgjova një mëngjes dhe pashë Instagramin, si çdo person tjetër, dhe unë mbarova. Isha e lodhur duke lexuar gjëra të tmerrshme. Isha lodhur duke parë jetën e të tjerëve. Pas këtij vendimi, ishte liria e çastit. Jeta ime para meje ishte jeta ime, dhe isha e pranishme, dhe nuk mund të isha më e lumtur për këtë”, ka shtuar këngëtarja.

Selena duket se është singel jo në ndonjë lidhje për momentin, por shpreson për romancë në të ardhmen.

“Nuk mund të takoj dikë dhe të di nëse më pëlqen mua. Të them të drejtën, unë thjesht dua ta filloj nga e para. Dua që gjithçka të jetë krejt e re. Unë dua që dikush të më dojë sikur të jem krejt e re”, tha Selena.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat