Jona Dervishi: Nuk ka bashkim kombëtar pa Luginën e Preshevës, për fitoren e Albin Kurtit, uroj që mos të na zhgënjejë si të tjerët!

Mediale Vip

Jona Dervishi: Nuk ka bashkim kombëtar pa Luginën e Preshevës, për fitoren e Albin Kurtit, uroj që mos të na zhgënjejë si të tjerët!

Më: 10 mars 2021 Në ora: 15:58
Jona Dervishi

Jona Dervishi njihet si ish-zëdhënësja e FSHF-së. E në botë mashkullore siç është sporti i futbollit, natyrisht që vëmendjen do ta merrte zëdhënësja, që edhe pse nuk është më në këtë post, vijon të jetë një ndër personazhet e lakuara jo vetëm në mediat rozë por edhe në ato politike, që shpesh ka dridhur Ballkanin.

Bukuroshja e njohur shqiptare Jona Dervishi, në një interviste ekskluzive për gazetën zvicerane në shqip, LE Canton27.ch ka thënë se “Kur gjitha kombet, vendet në Evropë dhe Ballkan kane nga një shtet dhe një flamur, pse ne shqiptarët si një komb me mbi 7 milionë banorë të mos jetojmë në një shtet te vetëm në Ballkan…”

Në këtë intervistë ekskluzive dhënë korrespondetes së gazetës zvicerane “Le Canton27.ch” në Shqipëri, znj.Dërvishi ka folur edhe për fitoren e VV-së, respektivisht të liderit Albin Kurti dhe Vjosa Osmanit.

Jona Dervishi: Sporti im i preferuar mbetet vajza ime Morin!

Jona Dervishi në opinionin shqiptar njiheni si bukuroshe, fotomodele, tashmë që jeni nënë dhe le të themi se karriera juaj sportive ka stopuar, çfarë ju mungon më shumë nga e shkuara juaj në këtë profesion?

Jona Dervishi: Hyrja ime në Sport ishte diçka spontane dhe jo e mirëmenduar! Mua më intereson PR (marrëdhëniet me publikun) dhe në secilën fushë qoftë, jam e aftë ta menaxhoj sepse kam dëshirën e punës për ta bërë! Patjetër në sport kam shumë kujtime të bukura, ka qenë një periudhë e jetës time ku pata një rritje në karrierë dhe u bëra e njohur në trevat shqiptare, gjë që më ka emocionuar gjithënjë. Ndërsa sot sporti im i preferuar mbetet Morin (Vajza ime).

Jona si kalove 8 Marsin, e festoni, si e festuat? Më mirë një ditë me lule apo 364 ditë me therra?

Jona Dervishi: 8 Marsi është më shumë një ditë për protestë, se sa për festë! Është dita ku gruaja ka protestuar për të qenë e barabartë me burrin në çdo drejtim, gjithçka lindi për të drejtat e grave për më pak orë pune dhe për pagesa më të larta etj…Për çka se kohet e fundit ka marrë më shumë drejtim nga festa se sa protesta, unë gjithsesi mbetem luftëtare në karakter më shumë se sa festive.

Jona Dervishi: Pse të mos kemi nesër një grua presidente të një shteti tonë në Ballkan, për 7 milionë shqiptarë?

Si e keni pritur fitoren e VV-së? Nëse Serbia i ka frikën fitores së Albinit, pse kjo frikë të vërehet edhe tek dikush në Tiranë?

Jona Dervishi: Nëse populli sovran, pra shumica vendos, atëherë pakica bindet dhe respekton. Çdo fitore kur është vullnet i pastër i popullit duhet vlerësuar dhe mbështetur! Gjëja më e rëndësishme për Kosovën si shtet relativisht i ri, është se u krye një proces zgjedhor i saktë dhe gjithçka shkoi mbarë. Se sa i saktë do jetë Kurti më tej, kjo do të na mbetet për tu parë e më vonë do të mund të vlerësojmë nëse vërtetë ja kanë frikën apo jo! Gjithsesi, unë jam e mendimit që aty ku sovrani (populli) ka pjesëmarrjen më të madhe, patjetër ai kah politik duhet të qeverisi dhe Albini e arriti këtë. Gjithsesi dua t’i uroj suksese dhe mos ta zhgënjejë popullim shqiptar të Kosovës! Sa i përket punës së Shengenit, izolimit të Kosovës dhe shqiptarëve në këtë shekull në mes të Evropës do kisha thënë se e shkuara e vendeve nuk duhet të mbajë peng integrimin dhe sado që vërtetë shumë shqiptarëve të Kosovës mund t’i dhemb ende, lufta duhet lënë pas e duhet të shohim përtej. Do të ishte lehtësim për të tërë Ballkanin perëndimor nëse do të arrihej një liberalizim kalimi mes njëri-tjetrit…”

Jona, ju jeni figurë shumë e dashur në Kosovë dhe me tej, sikurse në Preshevë, po ju çka ndjeni për këto treva? A është një dashuri e ndërsjellë? Çfarë mendon për debatet për bashkim kombëtar, të Shqipërisë me Kosovën. A mund të quhet ky bashkim kombëtar?

Jona Dervishi: Jo jo assesi nuk mund të quhet bashkim kombëtar nëse do jenë bashkë Shqipëria dhe Kosova. Zotit që të ndaheshim ose ndoshta një sprovë për të parë nëse vërtetë do të ishim aq të zotë sa të bashkoheshim sërish si vëllai me vëllain! Gjithsesi në këto rrethana në të cilat ndodhemi mbase s’duhet të delirojmë shumë por të përpiqemi të bëjmë më të mirën për tu bërë dy shtete të denja evropiane dhe liderët e dy shteteve tona ta shohin njëri-tjetrin si vëlla jo si rival politik. Thash më lart se nuk mund të quhet bashkim kombëtar vetëm mes Kosovës dhe Shqipërisë, nëse e harrojmë Luginën e Preshevës që sot ka aty shqiptarë dyfish më shumë se sa serb në Kosovë. Ditën që Presheva do quhet me Luginë, por Kosove Lindore veç atëherë flitet për bashkim.

Kur gjitha kombet, vendet në Evropë dhe Ballkan kanë nga një shtet dhe një flamur, pse ne shqiptaëet si një komb me mbi 7 milionë të mos jetojmë në një shtet në Ballkan. Si mund të jemi “Shqipëri e Madhe” vetëm me 7 milionë kur sot kemi Ballkan apo Evropë shtet me 10 apo 20 milionë, ta zëmë Italinë dhe Francën me 60 e 70 milionë apo Turqinë me 100 milionë banorë?! Pse këto shtete nuk i akuzojmë si të mëdha, dhjetëra herë më shumë se ne, por neve me vetëm 7 milionë?! Fundja është e drejte ndërkombëtare konform kartës së OKB-së me të drejtë për vetëvendosje, që ju siguron bashkim kombëtar popujve autokton. Pra, nuk ka bashkim kombëtar pa Luginën e Preshevës…

Ky do te ishte bashkimi i vërtetë kombëtar, mjafton të bashkohemi me zemrat e kushedi më pas mbase një president për të dy shtetet tona s’do të ishte keq e madje të ishte grua! Por, pa bashkimin e kokave të liderëve, nuk ka as bashkim të tokave të shqiptarëve në Ballkan. Pse gjitha kombet, vendet në Evropë por edhe në Ballkan kanë nga një shtet, një flamur, nga një ekip futbolli kombëtar, nga një president. Nëse Serbia me 7 milionë banorë serb nuk i thotë askush “Serbi e Madhe”, pse shqiptarëve i frikësohen nëse bëhen bashkë në një shtet me 7 milionë?! Nuk do ishte krim nëse shqiptarët si gjithë popujt tjerë, të jetonin bashkarish në një shtet në Ballkan, të cilët padrejtësisht janë ndarë! Atëherë, pse mos të kemi vetëm një flamur, një kombëtare, një president?! Pse mos të kemi nesër një grua presidente të një shteti tonë në Ballkan?

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat