Princ William thyen heshtjen! Vjen reagimi i parë pas deklaratave të bujshme të Meghan dhe Harry-t

Mediale Vip

Princ William thyen heshtjen! Vjen reagimi i parë pas deklaratave të bujshme të Meghan dhe Harry-t

Më: 11 mars 2021 Në ora: 15:09
Meghan dhe Princ Harry, Princi William dhe Kate

Intervista e Meghan dhe Princ Harry-t, tronditi jo vetëm Pallatin Mbretëror, por të gjithë botën.

Ndërkohë, Duka e Kembrixhit William ka reaguar për herë të parë pas intervistës së dhënë në ‘Oprah Winfrey’ nga vëllai i tij Harry dhe Meghan.

Fjalët e para që Princi William në lidhje me situatën e krijuar, ishin:

“Ne nuk jemi familje raciste”.

I pyetur gjatë një vizite në Londrën Lindore, ai u shpreh se ai akoma nuk ka komunikuar me Harry-n, por kishte në mend që ta bënte së shpejti.

Ndërkohë, familja mbretërore, këtë të martë i është përgjigjur deklaratave të dhëna nga Princ Harry dhe Megan Markle, me një njoftim me shkrim nga Pallati Buckingham.

“E gjithë familja është e pikëlluar pasi mësoi se sa sfiduese kanë qenë vitet e fundit për Meghan dhe Harry. Çështjet e ngritura, veçanërisht ajo e racizmit, janë shqetësuese. Disa prej çështjeve duhet të merren shumë seriozisht dhe do të trajtohen nga familja privatisht. Harry, Meghan dhe Archie do të jenë gjithmonë anëtarë shumë të dashur të familjes”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga Pallati Mbretëror ditën e sotme.

Gjatë intervistës në “CBC”, Meghan rrëfeu e prekur se Pallati Mbretëror nuk i kishte dhënë asnjë titull djalit të saj dhe të Harry-t, Archie-t, sepse në fillim dyshonin se me çfarë ngjyre lëkure mund të lindte ai. Ata nuk treguan se kush e kishte thënë këtë gjë dhe gjithmonë ju referuan Pallatit Mbretëror si “institucion” gjatë intervistës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat