Yllka Gashi reagon pasi bie pre e mashtrimit të një llogarie që kërkonte para për shërimin e një fëmije

Mediale Vip

Yllka Gashi reagon pasi bie pre e mashtrimit të një llogarie që kërkonte para për shërimin e një fëmije

Më: 11 mars 2021 Në ora: 17:53
Yllka Gashi

Aktorja reagon ashpër pasi ka rënë pre e faqes së rrejshme që kërkonte para për shërimin e një fëmije.

Aktorja e njohur Yllka Gashi, përmes rrjeteve sociale së fundi kishte bërë thirrje për shërimin e një fëmije, shkruan lajmi.net.

Ajo kishte shpërndarë postimin nga llogaria false e Instagramit, e cila mashtroi edhe shumë persona të tjerë, duke kërkuar para për shërimin e një fëmije.

Yllka, e cila u shpreh e gatshme për t’i dalë në ndihmë fëmijës, ka rënë pre e mashtrimit të asaj llogarie false.

Ajo ka reaguar pasi e kuptoi se si qëndronte e vërteta, teksa u bën thirrje ndjekësve që ta raportojnë faqen në fjalë.

“Të dashur miq, sapo jam njoftuar që llogaria për të cilën kam ndarë një storje edhe unë para disa ditësh, pa bërë hulumtim, por me dëshirë që sado pak të ndihmoj sepse mendoja që është një fëmijë në pyetje, është FALSE. Kushdo që janë këta njerëz që e kanë bërë këtë llogari dhe storje të rrejshme, e po mundohen të përfitojnë nga dashamirësia e solidariteti i të tjerëve, TURP ju qoftë! Ju kërkoj falje dhe ju lus ta raportoni këtë llogari”, ka shkruar aktorja.

Image

Më pastaj, Yllka postoi edhe fotografinë e llogarisë, me të cilën u tentua të mblidheshin fonde kinse për shërimin e atij fëmije.

Kujtojmë se Yllka Gashi së fundi ka qenë emër i komentuar në shtypin rozë, pas sukssin me filmin “Zgjoi” në Sundance Film Festival.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat